Kuvendi miraton mes kaosit dhe tymit ndryshimet në rregullore
Kuvendi miratoi sot mes kaosit të shkaktuar nga deputetët e opozitës dhe tymueseve të ndezura prej tyre ndryshimet në Rregullore.
Kuvendi miratoi me 74 vota pro projektvendimin “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e Kuvendit nr.166, datë 16.12.2004 “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”.
Gjithashtu Kuvendi miratoi me 74 vota pro edhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projektit “Qëndrueshmëria ndaj klimës dhe zhvillimit të bujqësisë””.
Kuvendi miratoi me 74 vota pro edhe projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7975 datë 26.7.1995 “Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope”, të ndryshuar.
Kuvend miratoi sot me 74 vota pro edhe projektligjin “Për llogarinë e pagesave me shërbime bazike”.
Sot u miratua me 74 vota pro edhe projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.72/2019, “Për masat shtrënguese ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”.
Fraksion.com