“Inceneratori i Tiranës?”, Rama: Nuk jam llogaritar, por jam kryeministër
Kryeministri Edi Rama në konferencën për gazetarët nuk pranoi të japë një koment mbi hetimet për inceneratorin e Tiranës.
I pyetur për të dhënat e SPAK, që deklaroi se 40 milionë euro ka qenë humbja për inceneratorët, kryeministri tha se është kryeministri dhe jo llogaritar.
“E para e punës, nuk jam llogaritar, por kryeministri i Shqipërisë. SPAK është organi i akuzës, gjykata është organi që vendos. Mes këtyre dy gjërave ka një proces ku përfshihen komponentët që e bëjnë procesin. Edhe pa SPAK-un fare, këto lojërat e llogarive t’i shoh me skepticizëm. Ky është një proces që do të bëjë rrugën e vetë. Në fund ka një gjykatë që do të bëjë punë e vetë.”, tha ai.
Kryeministri Rama tha se do të flasë pasi të ketë një vendim nga tre shkallët e gjyqësorit.
“Nuk marr njoftime individuale, janë pjesë e një procesi dhe mekanizmi vendimmarrje, firma ime vendoset kur mek ka përfunduar punën dhe çështja x, y shtrohet në mbledhjen e qeverisë dhe pasi merr miratimin e gjithë ministrave. Në qeverinë time nuk merren miratime nëse çdo gjë nuk sheshohet më para. Nuk ndodh në qeverinë time që unë të imponoj futjen e ca do veprimi që ven i pasheshuar nga gjithë mekanizmat e diskutimit dhe negocimit mes të gjitha palëve, që do të thotë, firma në fund është thjesht zbardhja e një vendimi. Është proces institucional, nuk është muhabet.”, tha Rama
Fraksion.com