Life StyleTë fundit

Zbulohet lidhja e gazetares shqiptare me vëllain e binjakëve Veshaj

Mbrëmë në premierën e filmit “5 Herë Jo”, një detaj për të mos u humbur ishte dhe dalja e vëllait të binjakëve, Mario Veshaj. Ai u shfaq në tapetin e kuq me partneren e tij, gazetaren Kristina Mere.

Për çiftin ishte dalja e tyre e parë publike. Ata janë fotografuar së bashku dhe fansat nuk kanë ngurruar që t’i urojnë për lidhjen e tyre.

Gjatë premierës së filmit Donaldi i ka propozuar Borës për martesë, duke kurorëzuar kështu dashurinë e tyre disa vjeçare.

Romeo gjithashtu gjatë premierës ka përmendur faktin se ka parë shumë komente në rrjet sikur do të ishte pjesë e “BBV”, dhe nëse do të futej do e merrte malli për familjen dhe shoqërinë, por asgjë e konfirmuar deri më tani.

Një tjetër detaj shumë i rëndësishëm ishte dhe mungesa e moderatores Arbana Osmani, ajo nuk ka publikuar asnjë foto nga premiera dhe gjithashtu nuk është parë në asnjë intervistë apo foto me miqtë e saj.

 

Fraksion.com