AktualitetTë fundit

Shqipëria, pjesë e kampionatit botëror ushtarak të mundjes në Azerbajxhan

Forcat e Armatosura shqiptare morën pjesë në kampionatin botëror ushtarak të mundjes në Azerbajxhan.
Duke ndarë foto nga ky aktivitet, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi vlerësoi se trupat shqiptare treguan edhe njëherë nivelin e lartë të përgatitjes përkrah kolegëve të tyre nga e gjithë bota.
“Nëntoger Oltjan Bardhi, rreshter Klodjan Koçi dhe Ushtari i II Marjan Kola me në krye trajnerin major Zylfi Shehu përfaqësuan denjësisht Forcat tona të Armatosura dhe ngjyrat kuqezi në kampionatin botëror ushtarak të mundjes në Azerbajxhan”, u shpreh Peleshi.
Fraksion.com