AktualitetPolitikëTë fundit

“Mal, det e dëborë në të njëjtin vend”, Rama publikon Majën e Qorres Llogora

Maja e Qorres, një prej majave më të larta në Parkun Kombëtar të Llogorasë rreth 2018 metra mbi nivelin e detit, të ofron pamje magjepsëse nga ku duken lumi i Vlorës me fshatrat dhe zonën përreth.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale foto nga Maja e Qorrës e mbuluar nga dëbora, një tjetër destinacion për të apasionuarit e natyrës dhe ngjitjes në mal.

“Me mal, det e dëborë në të njëjtin vend, në Majën e Qorres, Llogora”, shprehet Rama.

Panoramat mbi Karaburun dhe rivierën në jug të vendit deri në Korfuz janë mahnitëse në dimër.

Parku Kombëtar i Llogorasë është një nga hapësirat natyrore më të vizituara nga turistë vendas e të huaj.

Sportet që praktikohen më shumë nga turistët kryesisht gjatë verës janë hedhjet me parashutë por edhe çiklizmi malor.

 

Fraksion.com