AktualitetBota+Të fundit

Biden: Izraeli po humbet mbështetjen në mbarë botën, Netanyahu duhet të ndryshojë qeverinë e tij

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka deklaruar se Izraeli po humbet mbështetjen në mbarë botën dhe se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, “duhet të forcojë dhe ndryshojë” qeverinë e tij.

Biden tha se Netanyahu kishte “vendim të vështirë për të marrë”.

“Kjo është qeveria më konservatore në historinë e Izraelit”, tha Biden në një mbledhje fondesh për fushatën në Washington, duke shtuar se qeveria e Netanyahu-t “nuk dëshiron një zgjidhje me dy shtete”.

Presidenti amerikan tha se Netanyahu “duhet të forcojë dhe ndryshojë” qeverinë e tij për “të gjetur një zgjidhje afatgjate për konfliktin izraelito-palestinez”.

Komentet e tij erdhën pasi më herët Netanyahu pranoi se ka mosmarrëveshje me Biden-in për Rripin e Gazës “pas Hamasit”.

“Po, ka një mosmarrëveshje kur bëhet fjalë për ‘ditën pas Hamasit’ dhe shpresoj se do të arrijmë një marrëveshje edhe këtu”, tha Netanyahu.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com