AktualitetKosovaTë fundit

Të burgosurit sulmojnë vrasësin e Liridona Ademit, Granit Plavën

Tre të dyshuarit në lidhje me vrasjen e Liridona Ademajt, janë transferuar nga Burgu i Sigurisë së Lartë dhe janë vendosur në burgje të tjera.

Kjo është konfirmuar për Klankosova.tv nga drejtori Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismajl Dibranit.

Janë shpërndarë të gjithë të tre të dyshuarit në burgje të tjera”, ka thënë ai.

Dibrani, mes tjerash foli për pretendimet që është rrahur ai që është dorasi, Granit Plava, e për të cilin tha se ka pasur tentativë sulmi.

“Stafi ka ndërhyrë, ka qenë vetëm tentim, stafi ka ndërhyrë menjëherë”, ka thënë Dibrani.

Ai theksoi se të burgosurit nuk kanë kontakt mes veti, pasi dhomat janë njëshe.

“Të gjitha dhomat njëshe, nuk mund të vendosen më shumë se një person në dhomë”, ka theksuar Dibrani.