AktualitetTë fundit

Peleshi: Kontigjentet shqiptare transferojnë komandën në misionin e NATO-s në Letoni

Trupat shqiptarë të specializuar për municionet e rrezikshme i dorëzuan detyrën njëri-tjetrit në grup-batalionin e NATO-s në Letoni.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ndau foto nga kjo ceremoni, teksa theksoi se, kontigjentet shqiptare transferuan komandën dhe autoritetin në misionin e Aleancës në mbrojtje të kufijve lindorë të saj.

“Trupat shqiptarë të specializuar për municionet e rrezikshme i dorëzuan detyrën njëri-tjetrit në grup-batalionin e NATO-s në Letoni. Kontigjentet shqiptare transferuan komandën dhe autoritetin në misionin e Aleancës në mbrojtje të kufijve lindorë të saj”, shkroi Peleshi në rrjetet sociale.

 

Fraksion.com