Inceneratori i Tiranës, sot seanca në GJKKO për 15 urdhër-arrestet
Ka nisur në Gjykatën e Posaçme masa ndaj të dyshuarve si të përfshirë në Inceneratorin e Tiranës, prej të cilëve janë ekzekutuar 12 masa.
Kurse tre të tjerë vazhdojnë në kërkim. Gjyqtarja e Posaçme Irena Gjoka po merr në pyetje 15 të hetuarit për Inceneratorin e Tiranës mes tyre ish-ministri Lefter Koka dhe ish-sekretari i Përgjithshëm Alqi Bllako. Prej orës 10:30, Gjykata e Posaçme nisi seancën për vlerësimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të 15 personave të vënë nën hetim, për Inceneratorin e Tiranës.
SPAK thotë se zyrtarët e lartë të Bashkisë dhe ish-zyrtarët e Ministrisë së Mjedisit, paracaktuan fituesit, që ishin dy biznesmenët Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto.
Ata dyshohen se u përfshinë në korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash në këtë koncension.
Prokurori Dritan Prençi i kërkon gjyqtares Irena Gjoka të lërë në fuqi masat dhe vijimin e tyre që janë shpallur ne mungesë dhe që janë 11 arrest në burg dhe 4 arrest në shtëpi.
SPAK thotë se kompjuteri i Klodian Zotos ndihmoi prokurorët në zbërthimin e lidhjeve të tij me zyrtarët që konsultoheshin me të, për procedurat e koncensionit dhe dokumentacionin e kërkuar.
Fraksion.com