E ofendoi rëndë, Kiara i kthehet fanses: Sa gjynah…
Ndonëse Luizi dhe Kiara së shpejti do të bëhen prindër, ka akoma persona që nuk e besojnë dashurinë e tyre. Më saktë dashurinë e Kiarës për Luizin.
Së fundmi moderatorja ka publikuar në Instagram një mesazh të një ndjekësje e cila përveç se i ka shkruar se nuk beson në dashurinë që Kiara ka për Luizin, e ka ofenduar rëndë atë.
“Për këtë arsye gjithmonë do të kesh një pjesë të puzzles mangut të Luizit se me mijëra herë e ke hedhur shumë poshtë brenda shtëpisë. Te publiku po se po sepse ne e kemi parë, çdo gjë kemi parë, kemi parë edhe dashurinë kur hyre për herë të dytë në ‘Big Brother’”- ka shkruar ndjekësja.
Nuk të shkon asgjë, po fytyrën dhe gojën pse e përdredh, e deformon duke folur apo je në siklet gjithmonë kur je përballë telefonit dhe kamerës. E ke problem ti s’bëhesh se s’bëhesh.”- vazhdoi komentuesja.
Këtij mesazhi Kiara i ka dhënë një përgjigje duke shkruar: “Sikur inati i këtyre të kthehej në punë dhe ambicie për vetveten, bota do të ishte shumë më e mirë. Por ndërkohë harxhojnë kohë duke ofenduar vajza të tjera në rrjetet sociale, sa gjynah.”
Fraksion.com