AktualitetTë fundit

E kthejnë nga Argjentina si klarinetist, djali i përfundon duke bërë fotokopje në TKOB

Burbuqe Aliaj ka ardhur nga Fieri për të treguar shqetësimin e saj ne lidhje me djalin, Evjord Ngjeliu, klarinetist prej 20 vitesh, me studime në Firence e karrierë në Argjentinë.

Në tre vitet e fundit Evjordi është vendosur në Tiranë, pas thirrjes së kryeministrit për të rinjtë. Atij iu premtua të bënte pjesë në orkestrën e Teatrit të Operas dhe Baletit, por përfundoi duke bërë fotokopje në biblioktekën e këtij institucioni.

Burbuqe Aliaj: Kur kryeministri po bënte thirrje gjithë të rinjve që kthehuni në Shqipëri. Një ditë pashë emisionin dhe i shkruaj në portal që kishte hapur në atë moment. Më kthen përgjigje për 6 ditë, thotë djali juaj, me kurrikulën  normalisht, djali juaj e ka vendin në Teatrin e Operas dhe Baletit. Paraqitet tek zonja Zana dhe i thotë po Evjord, që sot, ti je me kontratë derisa në Dhjetor, ka qenë fundi i Tetorit, derisa në Dhjetor unë bëj kërkesën çdo vit për të plotësuar orkestrën, që mungon klarineta bazë. Të lutem blije. Angazhohet në këtë kohë dhe bënë ato koncertet, normal.

Gazetarja: Por asnjëherë nuk mori vendim? Pra nuk u vendos me emërim?

Burbuqe Aliaj: Kurrë, vazhdonte me tre, me tre, me tre. Djali im ka mbaruar në Firence, me master, ekselent. Erdhi drejtoresha e re, zonja Abigeil, në këtë moment, 3 muaj, 3 muaj e gjysmë, qëndroi pa punë dhe e morën pastaj e vendosën në bibliotekë.

Gazetarja: Pra, djali juaj la Argjentinën, ndërkohë në Argjentinë çfarë pune bënte?

Burbuqe Aliaj: Ishte… e fitoi konkursin me aq gjak punonte në teatrot më prestigjioz. Në Teatrin Kolon (Teatro Colon), konkurroi dhe fitoi në shumë veta. Dhe në bandën simfonike të Buenos Aires, ka fituar në 120 veta, vetëm me djersën e ballit (nis të qajë). La bandën simfonike, e la sepse iu premtua vendi këtu, e la e zuri tjetri.

Gazetarja: Ndërkohë këtu çfarë po bën tani aktualisht?

Burbuqe Aliaj: Në këtë moment, po bënë fotokopje për partiturat në bibliotekë.

Gazetarja: Çfarë emri i vendosim kësaj, ose këtij pozicioni?

Burbuqe Aliaj: Unë nuk kam fjalë për të thënë. Jam tepër e hidhëruar, tepër e dëshpëruar. Nuk e di, ju lutem “Stop”, ju lutem, ju përgjërohem më ndihmoni për tim bir të vete në pozicionin e duhur.

Zonja Aliaj shkon në TKOB dhe takon drejtoreshën, Abigeila Voshtina. Ajo thotë, se nga ministria nuk ka shtim në organikë, ndaj ajo i ka gjetur një vend, sa për të marrë një rrogë në biblotekë.

Zonja shkon në Ministrinë e Kulturës, por një drejtoreshë, që nuk e njihte fare problemin, e dëgjon dhe i premton, se do t’i shkruajë, pasi të interesohet. Madje drejtoresha e Ministrisë e këshillon zonjën, që të mos ndalojë së bëri letra për problemin e saj.

Punonjësja: Nëse ju mendoni, që jeni në këto kushte, që më paraqitet, vazhdoni letrat edhe mos stoponi, edhe sikur..! Unë do t’ju shkruaj! Mirupafshim! /tvklan.al

 

Fraksion.com