Donald Veshaj zbulon si qëndron e vërteta e dasmës së tij me Bora Zemanin
Pak javë më parë u raportua se Donald Veshaj dhe Bora Zemani kishin në plan të martoheshin dhe se dasma do realizohej në 2024.
Megjithatë, Donald i ftuar në rubrikën “Galeri” të “E Diell” e mohoi diçka të tillë duke thënë se nuk kanë plane për dasmë në të ardhmen e afërt.
Donaldi e lidhi martesën me familjen duke u shprehur se është ndër ato gjëra që ka qejf ta përjetojë.
“Unë kam respekt për ju njerëzit e martuar sepse kam respekt për familjen, por dasma/familja është një moment ku ti nis një tjetër etapë në jetë që është familja. Familje nuk do të thotë që ti nuk ke familje në qoftë se nuk je martuar, por që dasma është një moment që pse jo, unë e kam me qejf që ta përjetoj”, tha Donaldi.
Megjithatë, artisti theksoi se me projektet tepër impenjative, ai dhe partnerja e tij nuk e kanë pasur mundësinë të diskutojnë për dasmën në plane afatshkurtër, por nëse ky moment do të vinte, do të dëshironte të ishte sa më i natyrshëm dhe i sinqertë.