AMA i heq licencën platformës TIBO
Me votim unanim, Autoriteti i Mediave Audiovizive, vendosi sot për heqjen e licencës së platformës TIBO. Ky vendim erdhi vetëm pasi disa ditë më parë, AMA, ndëshkoi kompaninë TIBO për pirateri.
Ky vendim i AMA-s ndaj kësaj platforme vjen në një moment ku ndaj TIBO-s janë depozituar disa ankesa që më vonë janë verifikuar nga institucioni përkatës.
TIBO ishte vënë në dijeni nga shoqëria Tring që 15 Gusht se të drejtat e transmetimit për këtë kampionat në territorin e Shqipërisë ia kishte kaluar vetëm kompanisë Digitalb dhe asnjë subjekti tjetër.
Por kjo nuk është hera e parë që TIBO transmeton në mënyrë pirate programe për të cilat kompanive mediatike të tjera iu ka kushtuar dhjetra milionë Euro.
TIBO transmetonte edhe ndeshje të kampionatit spanjoll, duke dëmtuar në këtë mënyrë subjektet e tjera që kanë paguar për t’ua sjellë këto programe shqiptarëve.
Fraksion.com