Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, përplasen dy makina
Dy automjete janë përplasur pak minuta më parë në superstradën Tiranë-Durrës.
Një parakalim i gabuar dyshohet të jetë shkaktar i aksidentit që ka regjistruar vetëm dëme materiale dhe vonesa në qarkullim.
Më pas në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia rrugore që po kryen veprimet proceduriale për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit, si dhe ka normalizim në qarkullim, në këtë pjesë të superstradës në hyrje të qytetit bregdetar.
Ky është aksidenti i disatë për ditën e sotme, disa për shkak të kushteve të këqija atmosferike apo për parakalim të gabuar.
Fraksion.com