AktualitetPolitikëTë fundit

Kongresi i SPD, Rama falenderon Scholz: Shqipëria mbetet e përkushtuar në Procesin e Berlinit

Kryeministri Edi Rama përmes një reagimi në rrjetet sociale përshëndeti mbrëmjen e sotme kongresin e SDP që po zhvillohet në Berlin.

Në reagimin e tij,  Rama vlerësoi rolin e kancelarit Olaf Scholz në rigjenerimin e Procesit të Berlinit.

“Me rastin e Kongresit të SPD në Berlin, falënderoj sinqerisht Kancelarin Olaf Scholz për lidershipin e tij. Procesi i ripërtërirë i Berlinit është vetëm një nga shumë sukseset e miqve dhe aleatëve tanë në Berlin. Shqipwria do të mbetet thellësisht e angazhuar në këtë proces si platforma kryesore për bashkëpunimin e nivelit të lartë në Ballkanin Perëndimor”, u shpreh Kryeministri Rama.

Fraksion.com