Dhurata më e shtrenjtë që i ka bërë bashkëshortes, Samir Mane: Zakonisht nuk shpenzoj
Biznesmeni Samir Mane rrëfeu në “Më Lër Të Flas” disa detaje nga jeta personale, përfshirë këtu edhe menaxhimin e parave.
Një nga njerëzit më të pasur në Shqipëri u pyet nga moderatorët, Romeo Dhe Donald veshaj, për dhuratën më të shtrenjtë që i ka blerë bashkëshortes së tij.
Mane u shpreh se në përgjithësi nuk blen dhurata të shtrenjta, por dhurata më e shtrenjtë që i ka bërë gruas së tij është një makinë “Bentley”. Nga ana tjetër të njëjtën dhuratë i ka bërë edhe ajo.
Romeo Veshaj: Dhurata më shtrenjtë që i keni bërë bashkëshortes?
Samir Mane: Besoj do të ketë qenë ndonjë makinë. Zakonisht nuk bëj dhurata të shtrenjta, por besoj që do të ketë qenë makinë pak më e mirë.
Donald Veshaj: Çfarë makine?
Samir Mane: Tani ka një “Bentley”.
Donald Veshaj: Aman nga këto të voglat (qesh). Po ajo juve?
Samir Mane: “Bentley”, prap.
Fraksion.com