AktualitetKosovaLife StyleTë fundit

Arrestohet personi i katërt për vrasjen e Liridonës, zbulohet roli i tij

Burime nga ‘Gazeta Sinjali’, bëjnë me dije se është arrestuar edhe një person i katërt që dyshohet se është përfshirë në vrasjen e Liridona Ademajt.

Sipas burimeve të këtij mediumi, i arrestuari është Tomë Dodaj nga komuna e Gjakovës. Ai dyshohet se ka siguruar armën e krimit për Naim Murselin dhe Granit Plavën.

Motivi i vrasjes makabër të Liridona Ademajt në Bërnicë të Prishtinës nuk është zbardhur ende. Kjo vrasje dyshohet se është kryer me urdhër të bashkëshortit të saj Naim Murseli.
Rasti ishte cilësuar nga Prokuroria si ‘Grabitje e armatosur me pasojë vdekjen’, pasi të dyshuarit, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Naim Murseli, kishin inskenuar ngjarjen si grabitje të armatosur. Në media u raportua se Murseli, kishte paguar 30 mijë euro për vrasjen e gruas së tij.
Fraksion.com