AktualitetPolitikëTë fundit

Hasani takon homologun nga Emiratet Arabe: Diskutime mbi bashkëpunimin dy palësh

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani është takuar me Ministrin e Punëve të Jashtme Sheik Abdullah bin Zayed Al Nahyan, gjatë Forumit të 14-të “Sir Bani Yas” në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale Ministri Hasani ka dhënë dhe detaje mbi takimin e zhvilluar me homologun Nahya.

“I nderuar të takohesha me Lartësinë e Tij, Ministrin e Punëve të Jashtme Sheik Abdullah bin Zayed Al Nahyan, gjatë Forumit të 14-të “Sir Bani Yas” në Emiratet e Bashkuara Arabe.  Diskutuam për bashkëpunimin e shkëlqyer dypalësh mes dy vendeve, angazhimin shumë të mirë si anëtarë jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit në OKB, si dhe për situatën humanitare në Gaza”, shkruan Hasani.

“I shpreha mirënjohjen Lartësisë së Tij për mikpritjen dhe diskutimet angazhuese në Forumin SBY. Forumi, iniciativë e Lartësisë së Tij, është një platformë e mirëvendosur e cila trajton çështje jetike për Lindjen e Mesme dhe gjithë botën. Në vitin e vet të 14-të, roli i këtij forumi është më i rëndësishëm se kurrë”, përfundon Hasani.

 

Fraksion.com