AktualitetPolitikëTë fundit

“21 janarin, provë themeli”, Manja: Socialistët janë më të lehtësuar pas vendimit të Strasburgut

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, nga Kongresi i jashtëzakonshëm ka prekur 21 Janarit dhe vendimin Gjykatës së Strasburgut.

Ai ndër të tjera tha se ajo ngjarje për socialistët ka mbetur plagë, por sot ata janë më të lehtësuar pikërisht për shkak të atij vendimi të Strasburgut. Mes të tjerash ai tha se sa i takon strukturave ligjzbatuese, Shqipëria renditet pas Britanisë së Madhe.

“Për çdo njëri të lirë drejtësia për 21 janarin është provë themeli për të mbrojtur vlerat e civilizimit dhe demokracisë. Për ne socialistët, 21 Janari është plagë dhimbje, por në këtë kongres ndjehemi pak të lehtësuar pasi vendimi i Gjykatës së Strasburgut më në fund i ka hapur rrugë drejtësisë. Vendimi i gjykatës evropiane, dëshmon më shumë se kurrë se drejtësia asnjëherë nuk e lë në harresë të drejtën. Jo më kot paneli nis me drejtësinë, pasi te drejtësia e ka zanafillën krijimi i shtetit. Votën e 2013, e faktuam përmes një përpjekje të madhe, për t’i dhënë vendit drejtësia, që nuk e ka pasur që nga 1912,” -tha ndër të tjera Manja.

 

Fraksion.com