AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Sigurimi i kullimit parandalon dëmtimin e prodhimit të fermerëve nga reshjet

Në bashkinë e Patosit po vijon puna për pastrimin e kanaleve kulluese.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga puna për pastrimin e kanaleve kulluese në fshatin Verbas, në Patos.

Rama tha se “vijon puna për sigurimin e një sistemi sa më të mirë të kullimit për 110 hektarë tokë bujqësore, masë parandaluese për të siguruar prodhimet e fermerëve nga reshjet”.

Në të gjithë territorin e vendit janë marra masa për eliminimin e rrezikut nga reshjet për tokat bujqësore, duke kryer pastrime të herëpashershme të kanaleve kulluese.

Rehabilitimi i kanaleve ndikon direkt në prodhimtarinë e tokës, por edhe në kullimin e shpejtë të tyre pas reshjeve të shiut, pavarësisht intensitetit.

 

Fraksion.com