Rama: Muzeu i Forcave të Armatosura në Bërzhitë, dëshmi reale e historisë së ushtrisë shqiptare
Kryeministri Edi Rama ftoi sot qytetarët të vizitojnë hapësirat e reja të Muzeut të Forcave të Armatosura në Bërzhitë.
Rama u shpreh se, ky muze është një dëshmi reale e historisë së ushtrisë shqiptare.
Muzeu ka 5 pavione të veçanta ku ekspozohen përmes metodave, teknikave dhe teknologjive bashkëkohore objekte, mjete, informacione e harta të periudhave që nga Iliria e deri në ditët e sotme.
Fraksion.com