Life StyleTë fundit

Ndërpritrt transmetimi i BBVK për disa orë, ja aludimet e ndjekësve

Në ‘Big Brother VIP Kosova 2’ ka ndodhur një situatë e çuditshme në orët e vona të mesnatës. Kjo pasi transmetimi live u ndërpre për disa orë.

Aludimet në rrjet janë për një sherr në mes të dy banorëve të kësaj shtëpie, Gani Gërmisë dhe Bleros.

Për këtë rast u tha se produksioni ka mbyllur transmetimin për disa orë me radhë. Ndonëse nuk ka asgjë zyrtare, disa nga komentet kanë lënë të dyshohet për një gjë të tillë.

“Ndalohet transmetimi live, nuk jeni transparentë”, “Skandal kanë bllokuar liven gjithandej”, “Kanalet i keni bllokuar, s’po bëjnë hiç” – qenë vetëm disa nga komentet.

Pritet të shihet nëse do të ketë ndonjë sqarim nga produksioni apo nëse do të diskutohet kjo.

 

Fraksion.com