AktualitetPolitikëTë fundit

Ekspertët e krimit marrin provat në sallën e seancave plenare

Pas tensioneve sot në Kuvend, ekspertët kanë zbarkuar në sallën e seancave plenare. Ata janë agjentët e Komisariatit nr.1 dhe të BKH  që kanë mbërritur në Kuvend,

Në pamjet e siguruara nga mediet shihen ekspertë që marrin prova  brenda sallës të Kuvendit.

Pritet që agjentët e krimit të kryejnë procedurat në lidhje me rastet e dhunës të shënuara në seancën plenare të kësaj të enjte.

Ashtu si dhe në seancat e tjera të gjitha materialet do t’i përcillen SPAK, si prokurori kompetente  që heton ligjvënësit.

Sot në seancën plenare u hodhën tymuese dhe pati disa shpërthime, që të linin përshtypjen se ishin shashka.

 

Fraksion.com