AktualitetPolitikëTë fundit

Deputeti Luan Baçi i nxjerr tymueset nga çorapet

Pavarësisht masave të marra nga Garda e Kuvendit për të mos lejuar futjen e tymueseve në sallë, deputetët e opozitës këtë herë kanë gjetur një mënyrë tjetër.

Siç shihet në foton e siguruar, është deputeti Luan Baçi ai i cili nxjerr tymueset që siç duket i ka fshehur në çorapet e tij.

Kujtojmë se për herë të parë në historinë parlamentare pr/buxheti, ligji më i rëndësishëm ku përcaktohet shpërndarja e fondeve për vitin e ardhshëm u miratua pa debat dhe vetëm brenda 8 minutave.

Shkak u bë kaosi i shkaktuar nga deputetët  e grupit të  Sali Berishës dhe Gazment Bardhit të cilët nuk lejuan zhvillimin e një seance normale.

Në seancën ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, kësaj here ata plasën edhe kapsolle ndërsa nuk munguan as tymueset që mbushën sallën me tym.

Për shkak të kaosit kryeparlamentarja Nikolla kaloi në votim buxhetin e vitit 2024, akcizën e taksat. Buxheti u miratua me 74 vota pro, ndërsa katër deputetët te Lulzim Bashës, Açka, Bakiu, Jakupllari, Ulliri votuan kundër.

 

Fraksion.com