Rama: Opozita me axhendë destruktive, komisionet e propozuara jashtë kritereve kushtetuese
Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se opozita ka një axhendë destruktive për të krijuar sa më shumë kaos e konflikt.
I ftuar në një studio televizive, Kryeministri foli mbi aksionin e ndërmarrë nga opozita në Kuvend, ndërsa theksoi se “janë një sërë kriteresh të përcaktuara nga Gjykata Kushtetuese që duhen mbajtur parasysh në ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar”.
Rama theksoi se ngritja e komisioneve hetimore parlamentare është çështje kornize kushtetuese dhe ligjore.
“Kushtetuta i jep mundësinë dhe të drejtën një grupi deputetësh të cilët kanë një numër të kufizuar brenda parlamentit, edhe opozitës, që të kërkojnë ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar. Por nga ana tjetër, ngritja e këtij komisioni hetimor parlamentar nuk është veprim automatik, por është vendim që merret mbi bazën e kritereve kushtetuese dhe ligjore”, tha Rama.
Sipas Kryeministrit, “për sa kohë nuk plotësohen këto kritere, nuk ngrihet komisione hetimore”.
“Mjafton fakti se Gjykata Kushtetuese ka nxjerrë vendim për të shpallur antikushtetues një komision hetimor parlamentar të ngritur, për të kuptuar se komisionet hetimore parlamentare mund të jenë edhe antikushtetuese”, shtoi ai.
Rama theksoi se progresraporti e konstaton këtë si fakt, por nuk jep gjykim nëse duhen ngritur apo jo këto komisione hetimore.
Kryeministri theksoi se nuk është mohim i një të drejte kushtetuese, por është refuzim i një abuzimi flagrant me atë të drejtë.
“Janë një sërë kriteresh të përcaktuara nga Gjykata Kushtetuese që duhen mbajtur parasysh në ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar. Gjykata Kushtetuese
e ka bërë interpretimin, na e ka vënë në dispozicion dhe nuk ka lënë shteg për diskutime”, theksoi ai.
Kryeministri theksoi se komisionet hetimore parlamentare nuk mund të ngrihen mbi hamendësime.
Sipas tij të gjitha komisionet e propozuara nga opozita janë jashtë parimeve kushtetuese.
“Në momentin kur opozita ndjehet e cënuar në këtë të drejtë kushtetuese shkon në Gjykatë Kushtetuese”, shtoi Rama.
Baza Ajrore Farkë, në përbërje të Forcës Ajrore me kapacitetet e veta kryen mbështetjen me transport të mesëm të trupave, materialeve dhe evakuim shëndetësor në operacione luftarake dhe joluftarake, operacione humanitare dhe të shërbimit SAR si dhe detyra të tjera në interes të operacionit.
Fraksion.com