Kryeministrja Meloni për marrëveshjen me Ramën: E dobishme dhe inovatore
Kryeministrja e Italisë, Georgia Meloni, thotë se marrëveshja me Shqipërinë për transferimin e emigrantëve nga Afrika është e dobishme dhe inovatore dhe shpjegon se ajo mund të “përfaqësojë një precedent që mund të bëhet në shumë vende në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare”.
“Nuk e di pse e majta e konteston kështu, ndoshta sepse shpresojnë se ne nuk do të arrijmë ta zgjidhim problemin, gjë që shpresojmë ta bëjmë realitet në të cilin përballemi me flukse të paprecedenta”, theksoi ajo.
Meloni tha Partia Demokratike e majtë italiane kërkoi që të Partia Socialiste e Shqipërisë të nxirrej nga PSE, duke nënvizuar se padyshim të ndihmosh Italinë nuk është e majtë.
Fraksion.com