AktualitetBota+RajoniTë fundit

Krahasimi me Hitlerin nga gjuha e trupit, Vuçiç pëson rënie të mbështetjes në Serbi në zgjedhjet elektorale

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka marrë një lumë kritikash nga kundërshtarët dhe komentatorët në Serbi. Krahasimi i tij me Hitlerin nga gjuha e ngjashme e trupit, duket se po i kushton shumë në zgjedhjet elektorale të Serbisë.

Imazhe të shumta po shfaqen në rrjetet sociale, ku ai shihet i montuar në krahasime me diktatorin famkeq Adolf Hitler.

Serbi i njohur Milorad Terziç e ka krahasuar presidentin e tij me Adolf Hitlerin. Terziç shkëput nga fjalimet fragmente identike me Vuçiç dhe Hitler.

Një popull, një perandori, një udhëheqës”, ka shkruar Terziç në përshkrimin e videos.

Krahasimit tjetër i është bashkuar dhe kompozitori i njohur në Serbi, Zvonimir Tot i cili vë në dukje gjestet krejtsisht të ngjashme të Presidentit të Serbisë me Adolf Hitler. Të tilla kritika e kanë ulur Vuçiç në sondazhet e zgjedhjeve elektorale, pa lënë pas dhe skandalet e ndryshme dhe sulmin në Banjskë.

 

Fraksion.com