111-vjetori i Forcave të Armatosura, Rama: Mishërim i përkushtimit ndaj sigurisë, lirisë dhe interesave të kombit
Kryeministri Edi Rama përshëndeti sot 111-vjetorin e Forcave të Armatosura. “Në 111-vjetorin e krijimit të Forcave të Armatosura Shqiptare, efektivët tanë janë mishërim i përkushtimit ndaj sigurisë, lirisë dhe interesave të kombit tonë”, u shpreh Rama në rrjetet sociale.
Më 4 dhjetor 1912, vetëm 6 ditë pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë u krijua Ushtria Kombëtare. Për herë të parë në historinë shekullore të vendit, u krijua Ministria e Mbrojtjes Kombëtare, (Ministria e Luftës) e drejtuar nga Mehmet Dralla (Tetova), ndërsa Shtabi i Përgjithshëm u krijua më 4 maj 1913 nën drejtimin e major Ali Shefqet Shkupi.
Proceset integruese të FA të nisura në vitin 1992, ku në qershor Shqipëria aplikon dhe pranohet zyrtarisht në Këshillin e Bashkëpunimit të Atlantikut të Veriut (NACC) dhe në mars të 1993 për herë të parë Shqipërinë e viziton Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Manfred Verner, dhe në maj 1993, Shqipëria pranohet anëtare e Asamblesë së Atlantikut të Veriut.