AktualitetKosovaTë fundit

“Naimi kishte shpenzime, mendojmë se e vrau për paratë”, vëllai i Liridonës: Vrasësit i njohim, tek ne ka ngrënë bukë

Vëllai i Liridona Ademajt, 30-vjeçares që u vra me armë zjarri para disa ditësh në Prishtinë ka rrëfyer për News24 gjithçka lidhur me ngjarjen e rëndë, duke treguar se si nisën dyshimet te Naim Murseli, bashkëshorti i motrës së tij.

I pyetur se cili mendon se ka qenë motivi që ka shtyrë Naim Murselin drejt këtij akti, Leonard Ademaj tha se ende nuk janë të sigurt, por dyshimet kryesore qëndrojnë tek sigurimi i majmë financiar që kishte Liridona në Suedi, aty ku edhe jetonte prej shumë vitesh me familjen.

Ai ka zbuluar më tej se vrasësi i motrës së tij si edhe personi që ka ndihmuar në organizimin e vrasjes nuk janë persona të panjohur për familjen e tyre.

Ai u shpreh se vrasësin Granit Plava e njohin pak, pasi nuk kanë pasur biseda me të, ndërsa Kushtrim Kokallën, pjesëtarin e FSK-së, e njohin shumë mirë pasi sipas tij ky i fundit ka ngrënë bukë dhe ka qëndruar në banesën e familjes Ademaj.

Fraksion.com