AktualitetTë fundit

40-vjeçari i arrestuar në Vlorë anëtari i pestë i së njëjtës familje që përfundon në pranga

Në prangat e policisë së Vlorës përfundoi 40-vjeçari, Alfred Ndoji, anëtari i katërt i së njëjtës familje që përfundoi në prangat e policisë.

Alfredi së bashku me Pjetër Ndoj, me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e narkotikëve, vëllai i tij Astriti si dhe dy djemtë e këtij të fundit, Aleksandër Ndoj dhe Antoj Ndoj, ndoqën me një automjet shtetasin G.O., në një rrugë të fshatit Xarë.

Në një moment, këta shtetas kanë përplasur me makinën e tyre mjetin e shtetasit Gentin Omeri, ndërsa më pas e kanë marrë këtë të fundit e kanë futur në një nga automjetet e tyre dhe e kanë dhunuar fizikisht. Më pas, tre vëllezërit dhe dy nipërit e tyre, e kanë hedhur në rrugë pa ndjenja personin e marrë peng, i cili përfundoi në spital dhe fatmirësisht arriti të mbijetonte.

Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00 të natës, kur G.O., lajmëroi policinë se po ndiqej nga pesë persona.

Pas tre orësh, forcat e rendit shkuan në vendngjarje dhe kanë konstatuar në rrugën e fshatit Xarrë, G.O, të plagosur rëndë fizikisht, i cili është dërguar menjëherë në spitalin e Sarandës. 3 orë më vonë u bë lokalizimi në fshatin Shëndelli dhe prangosja e 4 autorëve të dyshuar.

Frskaion.com