AktualitetTë fundit

Stërvitja shumëkombështe “Golden Fleece 2023”, Peleshi: Regjimenti Këmbësorisë së Jugut, nivel të lartë përgatitjeje

Trupat shqiptare të Forcave të Armatosura të Regjimentit të Kembësorisë së Jugut, po marrin pjesë  në stërvitjen shumëkombëshe “Golden Fleece 2023” në Selanik.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi u shpreh se, trupat e Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut, po tregojnë nivel të lartë përgatitjeje në stërvitjen shumëkombëshe “Golden Fleece 2023” në Selanik.

Peleshi u shpreh krenar për trupat e Regjimentit të Kembësorisë së Jugut, të cilët po tregojnë nivel të lartë përgatitjeje në stërvitjen shumëkombëshe Golden Fleece 2023 në Selanik, përkrah kolegëve nga Greqia, Maqedonia e Veriut dhe Rumania.

Sipas tij, stërvitja ka për qëllim ndëveprimin mes aleatëve në operacionet e përbashkëta në mbështetje të paqes.

Feaksion.com