Operacionit Kombëtar “Tempulli”, Balla: 482 të arrestuar deri tani
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla u shpreh sot se, lufta kundër shpërndarësve të lëndëve narkotike përmes Operacionit Kombëtar “Tempulli” po jep çdo ditë rezultate.
Ministri tha se, “në kuadër të këtij Operacioni Kombëtar janë 482 persona të arrestuar/proceduar deri më tani”.
Balla përgëzoi Policinë e Shtetit në Dibër dhe Mat për goditjet e djeshme dhe nxis gjithë strukturën e Policisë të vazhdojmë intensifikimin e forcës sonë goditëse ndaj çdo forme kriminaliteti.
“Ripërsëris ftesën time për qytetarët, stafet pedagogjike dhe vetë nxënësit që të mbështetin punën e Policisë në kuadër të Paketës së Sigurisë në Shkolla, duke raportuar çdo paligjshmëri”, deklaroi Balla.
Fraksion.com