AktualitetSportTë fundit

LIVE, shorti Euro 2024/ Koha e pritjes mbaroi, Shqipëria mëson sonte kundështarët

Në orën 18:00 ka nisur shorti i Euro 2024, në Hamburg, ku Shqipëria mëson kundërshtarët në Europianin e verës së ardhshme.

Në premierën e spektaklit europian, kuqezinjtë shpresojnë në kundërshtarë të kalueshëm. Të besuarit e Sylvinhos gjenden në vazon e dytë dhe nuk do mund të përballen me skuadra të tilla si Hungari, Turqi, Rumani, Danimarkë dhe Austri, pasi janë në një vazo me ne.

Shmangia e një rivali të fortë duket e pamundur, pasi në vazon e parë kemi Përfaqësuese të një kalibri të jashtëzakonshëm si Gjermania, Portugalia, Franca, Spanja, Belgjika dhe Anglia.

Me pak fat në vazon e 3-të mund të “peshkojmë” rival të pranueshëm, pasi aty pozicionohen Kroacia, Skocia, Sllovenia, Sllovakia, Çekia dhe Holanda.

Vazo e katërt sjell kundërshtarë të mundshëm si Italia, Serbia dhe Zvicra, pa llogaritur këtu 3 ekipe akoma enigmë që vijnë nga Play-Off. Nuk na mbetet asgjë tjetër vetëm se të shpresojmë për të më mirën!

Vazot:


Vazo 1: Gjermania, Portugalia, Franca, Spanja, Belgjika, Anglia
Vazo 2: Shqipëria, Hungari, Turqi, Rumani, Danimarkë, Austri.
Vazo 3: Holanda  Kroacia, Skocia, Sllovenia, Sllovakia, Çekia

Vazo 4: Italia, Serbia, Zvicra, Play Off A, Play Off B, Play Off C

Shorti:

GRUPI A:
GRUPI B:
GRUPI C:
GREPI D:
GRUPI E:
GRUPI F: 

 

Fraksion.com