Kompletohet grupi “ i ferrit”, goglat pa mëshirë, Shqipëria sfidon Italinë dhe Spanjën
Është hedhur shorti i Euro2024, ku Shqipëria do të luajë në grupin B.
Kundërshtarët e Shqipërisë: Spanja, Kroacia, Italia.
Ceremonia, e cila nisi në orën 18:00, u mbajt në Hamburg të Gjermani, në një event gala.
Sot pasdite në Hamburg të Gjermanisë u hodh shorti i Euro 2024. Shqipëria do të ketë përballë kundërshtarë si Spanja, Kroacia dhe Italia.
Duke qenë se ekipi jonë kombëtar është kualifikuar për herë të dytë në Europian dhe duke qenë se ekipi po bind me lojë dhe rezultat, me interes të madh priten paraqitjet kuqezi në premierën e Euro 2024, që do mbahet në Gjermani.
Kompeticioni më i rëndësishëm për shtete nis me datën 14 qershor dhe përfundon me 14 korrik. Përpara fillimit të evenimentit, ekipet pjesëmarrëse do zhvillojnë miqësore të ndryshme, si një mënyrë për t’u përgatitur për finalet e Europianit. Finalja e madhe është vendosur të zhvillohet të dielën më 14 korrik në “Olimpiastadion” në Berlin.
Fraksion.com