Berisha mbledh sot Kuvendin Kombëtar/ Nga mungesa e 15 deputetëve të Bardhit, te votëbesimi i ish-kryeministrit. Çfarë pritet të ndodhë
Ish-kryeministri Sali Berisha do të mbledhin sot Kuvendin e tij Kombëtar. Takimi në fjalë do të nisë në orën 10:30 në Pallatin e Kongreseve. Ashtu siç edhe është larguar nga Berisha dhe mbështetës të tij, në këtë mbledhje do të bëhet votëbesimi i kryetarit të Partisë. Po ashtu, në rendin e ditës janë edhe disa pika të tjera, që lidhen me zhvillimet e brendshme në parti apo gjendjen e vendit. Pritet edhe miratimi i një rezolute si do të vazhdojë aksioni opozitar.
Berisha do të kërkojë sot votëbesimin e demokratëve në Kuvendin Kombëtar, pas humbjes së zgjedhjeve lokale të 14 majit, ndërkohë që votimi nuk pritet të ketë supriza, duke konfirmuar sërish në krye Berishën. “Ju ftoj të ndiqni kuvendin. Kuvendin për betejë pa kthim”, deklaroi lideri demokrat. Ndonëse Berisha do të organizojë sot këtë Kuvend, 15 deputetët që mbështesin Gazment Bardhin paralajmëruan se nuk do të merrnin pjesë. Në një raportim live për News24, gazetari Osman Stafa deklaroi se deri më tani, asnjë prej deputetëve që mbështesin Bardhin, madje as ai vetë, nuk janë parë në Pallatin e Kongreseve.
Edhe pse Berisha e ka bërë një tërheqje duke njohur Gazment Bardhin si kryetar të grupit parlamentar, ky i fundit nuk e njeh atë si kryetar të Partisë Demokratike. “Grupi parlamentar i PD është i bashkuar. Pra, grupi është sot simbol i qëndresës së PD. Problemet, të cilat nuk i injoroj, janë në zgjidhje e sipër. Kjo është e sigurt. Dëshira është që deputetët të jenë në Kuvendin Kombëtar, por bashkëpunimi do të vazhdojë sikur kanë qenë në sallë”, tha Berisha.
Fraksion.com