AktualitetPolitikëTë fundit

Argita Malltezi “shuan dyshimet” pas fjalimit në Kuvend: Nuk kam ambicie për më shumë

Argita Malltezi, vajza e kryedemokratit Sali Berisha e cila mbajti sot fjalimin e parë publik në Kuvendin Kombëtar, është shprehur se gjithmonë ka qenë pjesë aktive e PD-së.

Në një prononcim për mediat, ajo u shpreh se nuk ka ambicie për më shumë, duke shtuar se thelbimi i fjalës së saj ishte që të gjithë të reagojnë.

“Gjithmonë kam qenë pjesë aktive e PD, por nuk kam ambicie për më shumë, është çështja të kesh ambicie, por të bësh atë që duhet të bësh, thelbi i fjalës sime është që të gjithë duhet të reagojnë. E keqja të vjen butësisht, kur ti mendon se diçka është banale për ditën tëndë. E keqja bëhet imponuese kur ti e ke neglizhua”, tha ajo.

Fraksion.com