U raportua si vrasje nga grabitësit, Arrestohet bashkëshorti i Liridona Murselit
Autori i vrasjes së Liridona Murselit, ngjarje që tronditi Kosovën në 29 Nëntor, dyshohet së është vetë bashkëshorti i saj.
Policia e Kosovës ka vënë në pranga këtë të premte dy persona, nën dyshimin se janë të përfshirë në vrasjen e 33-vjeçares, Naim Murselin dhe një shtetas tjetër, i identifikuar si Grani Plava.
Nërkohë, policia ka ushtruar kontroll në një argjendari në Prishtinë, nën dyshimin se ka blerë arin e vjedhur në argjendarinë e plaçkitur në Suharekë.
Ka reaguar zyrtarisht edhe Policia Kosovës dhe Prokuroria në Prishtinë, duke konfirmuar arrestimin e bashkëshortit të së ndjerës, Naim Murseli dhe autorin e vrasjes, Granit Plava.
Reagimi i plotë:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se në koordinim me Policinë e Kosovës, në vazhdën e veprimeve hetimore të ndërmarra në mënyrë intensive, lidhur me rastin e dt. 29.11.2023, i cili është vlerësuar fillimisht si “grabitje me pasoja të vrasjes”, ku ka mbetur e vdekur një grua, ka rezultuar me arrestimin e dy të dyshuarve të përfshirë në këtë rast.
Sipas urdhëresës së Prokurorit të Shtetit dhe me aprovim të gjyqtarit të procedurës paraprake, Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës, në kuadër të Policisë së Kosovës, kanë realizuar bastisje në dy lokacione në Gjakovë, me ç’rast nga ky aksion janë arrestuar personat G.P. (dorasi) dhe N.M. (bashkëshorti i viktimës), të dyshuar në vrasjen e viktimës, si dhe është sekuestruar arma e cila dyshohet të jetë përdorur në këtë rast.
Aktualisht, të dyshuarit janë duke u intervistuar në stacionin policor, derisa ndaj të njëjtëve prokuroria do t’i ndërmerr veprimet e mëtejme ligjore. Prokuroria në koordinim me policinë po vazhdon me ndërmarrjen e veprimeve hetimore lidhur me këtë rast.
Kujtojmë se ngjarja u raportua si grabitje, ku çifti Murseli, së bashku me fëmijët ranë pre e grabitësve. Këta të fundit, pasi morën sendet me vlerë, qëlluan drejt Liridonës, e cila ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.
33-vjeçarja u gjet nga policia brenda makinës, rreth orës 20:20 në në rrugën ‘Dalip Alshiqi’, në kryeqytetin e Kosovës.
Fraksion.com