AktualitetPolitikëTë fundit

“Rama ka bërë grusht shteti”, Berisha flet për mosbindjen civile: Lëvizja që po vjen, s’e ka parë kurrë vendi! Kjo është thirrja ime

Në një deklaratë për mediat Berisha tha se lëvizja që do të vijë tani nga opozita do të jetë një lëvizje që vendi nuk e ka parë kurrë më parë.

Sipas ish-kryeministrit Sali Berisha ka deklaruar se është Edi Rama ai i cili ka kryer grusht shteti dhe puç për të marrë Parlamentin. Ai ka bërë thirrje “për të bërë çdo gjë, për të përmbysur bando-diktaturën, narko-diktaturën”.

“Kjo është një thirrje e Sali Berishës për të bërë çdo gjë, për të përmbysur bando-diktaturën, narko-diktaturën, e cila ka kaluar në format më ekstreme të uzurpimit, të sovranitetit të brendshëm kombëtar. Ka realizuar një grusht shteti të mirëfilltë brenda shtetit (Rama). Këtë grusht shteti nuk e ka bërë për të marrë Presidencën, apo për të ,marrë gjyqësorin, pasi e kanë në kontroll të plotë, Por këtë grusht shteti e kanë bërë për të marrë pushtetin e opozitës dhe parlamentin.

 

Këtë grusht shteti e ka bërë për të marrë pushtetin e opozitës dhe parlamentit. Sovraniteti i një vendi në të gjithë fjalorët politik të botës, përcaktohet si fuqia e popullit për të kontrolluar qeveritë e tyre.

 

Në rastin konkret vendimi i një gjykatëseje të shkarkuar nga Berisha, për të marrë pushtetin e Parlamentit dhe për t’ia dhënë Ramës, përbën puç dhe krim kushtetues.

Lëvizja e kësaj radhe do jetë nga ato që nuk i ka parë kurrë vendi, në kuadër të mosbindjes civile”, tha Berisha.

 

Fraksion.com