Rama: Flota e re e sistemit tonë penitenciar
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga flota e re e sistemit tonë penitenciar.
Flota e re prej 74 automjetesh do të jetë në shërbim të sistemit penitenciar falë mbështetjes së Qeverisë Shqiptare dhe partnerëve britanikë.
Në ceremoninë e prezantimit të kësaj flote, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja u shpreh se, flota e re e automjeteve të Policisë së burgjeve është dëshmi simbolike e investimeve në vitet e fundit në infrastrukturën fizike, dhe të transportit në sistemin penitenciar.
Manja shtoi se, paga e punonjësve të policisë së burgjeve është barazuar me pagat e punonjësve të Policisë së Shtetit, teksa pritet një rritje 10% vitin e ardhshëm.
Fraksion.com