“Frikë e mosvotëbesimit në Kuvendin Kombëtar?”, Berisha: Jam i vendosur dhe besoj te demokratët, dhe respektoj çdo vendim të tyre
Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë sot në një konferencë për shtyp, sulmoi kryeministrin Edi Rama se ka përdorur pushtetin për interesat e tij personale. Berisha u ndal te Kuvendi Kombëtar i 2 dhjetorit dhe nëse do të votëbesohet nga demokratët apo jo. Ai tha se nuk ka përgjegjësi për humbjen e zgjedhjeve, pasi ato u vodhën.
A ju shkakton ndonjë emocion data 2 dhjetor kur do të mbahet Kuvendi Kombëtar, pasi në këtë datë anëtarët kanë të drejtë të votojnë apo të shkarkojnë?
Jam i vendosur dhe besoj te demokratët, dhe i vendosur që të respektojë çdo vendim të tyre.
A ka faj Berisha për humbjen e zgjedhjeve të 14 maj?
Për vjedhjen e zgjedhjeve të 14 majit në kod dhe moral, mban përgjegjësi vetëm ai që vjedh. Dita e zgjedhjeve nuk është ditë e proves së forcës, por ditë integriteti. Duke thënë këtë, Berisha mban përgjegjësi për çdo lloj dobësie të shfaqur gjatë fushatës, ditën e zgjedhjeve dhe me radhë, por me vjedhjen, s’ka askush përgjegjësi se hajduti vjedh dhe vjedh. Përgjegjësinë e ka hajduti. Ndaj duhet të mësohemi që t’i japim mësim atyre që vjedhin. Demokratët janë të mirëpritur në Kuvend.
Fraksion.com