AktualitetTë fundit

29 të arrestuar dhe proceduar në 72 orët e fundit

29 persona janë  arrestuar dhe të proceduar në 72 orët e fundit, në Durrës, Vlorë, Elbasan, Kavajë, Tiranë, Muriqan dhe Rinas, në kuadër të operacioneve “Tempulli” dhe “Sundimi i ligjit”.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla u shpreh në një reagim në rrjetet sociale se, “operacioni “Sundimi i ligjit” po largon çdo ditë nga komunitetet personat me rrezikshmëri të lartë, persona në kërkim apo ata të cilët posedojnë armë pa leje.

“Goditja e kultivuesve dhe shpërndarësve të lëndëve narkotike vijon çdo ditë, me qëllimin e mbrojtjes së shëndetit të të rinjve dhe çdo qytetari tjetër nga rreziku që sjell përdorimi i tyre”, theksoi Balla.

“Paketa e Sigurisë në shkolla është e lidhur ngushtësisht me operacionin e Policisë së Shtetit “Tempulli”, duke synuar pastrimin e perimetrit të sigurisë së shkollave nga shpërndarësit e drogës”, nënvizoi ministri Balla.

 

Fraksion.com