AktualitetTë fundit

““Audi” doli nga rruga afër Shkupit”, detaje nga aksidenti që i mori jetën vajzës së Vangjel Tavos, rëndë shoferi

Zbardhen detaje nga aksidenti tragjik që i mori jetën vajzës së ish-nënkryetar i Kuvendit dhe deputetit Vangjel Tavo. 24-vjeçarja Eva Tavo udhëtonte në mjetin tip ‘Audi’ nga Tetova për në Shkup, kur u përfshi në një aksident. Ngjarja ndodhi dje në ora 14:00 në autostradën “Nënë Tereza”, në fshatin Laskarci.

Mediat maqedonase raportojnë se mjeti me targa shqiptare, i drejtuar nga 40-vjeçari me inicialet V.M., shtetas shqiptar, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Nga plagët e marra në aksident, pasagjerja mësohet se ka ndërruar jetë në vend, ndërsa shoferi është plagosur rëndë.

“Me datë 28.11.2023, në ora 14:00 në SPB-Shkup është raportuar se në autostradën “Nënë Tereza” në drejtim nga Tetova për në Shkup, në rajonin e fshatit Llaskarcë, automjeti i pasagjerëve “Audi” me targa të Shqipërisë, që po drejtohej nga shtetasi shqiptar V. M. (40), ka dalë nga rruga. Nga plagët e marra në aksident, pasagjerja E.T.(24) nga Republika e Shqipërisë ka ndërruar jetë në vend, ndërsa mjeku i Emergjencave Mjekësore ka konstatuar vdekjen e saj. Ndërsa, i plagosur rëndë ka mbetur shoferi V.M.” – thuhet në njoftimin e ministrisë së Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut

Ka qenë vetë ish deputeti Vangjel Tavo i cili njoftoi mbrëmë ngjarjen e rëndë. Varrimi do të bëhet ditën e enjte në datën 30 nëntor në orën 11:00.

Eva Tavo ishte vajza e madhe e ish-deputetit, mamaja e së cilës vite më parë kishte ndërruar jetë nga një sëmundje e rëndë.

 

Fraksion.com