AktualitetTë fundit

Udhëhoqi paradën kuqezi, Brahaj: Skënderbeun ta kujtojmë çdo ditë të vitit

I veshur si heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu  dhe i hipur mbi një kalë, Shkëlzen Brahaj, udhëhoqi sot Paradën e Shqiptarëve në Tiranë, në 111-vjetorin e Pavarësisë.

Brahaj tha për mediet se është krenar që po performon me përkrenaren e Skënderbeut.

“Është krenari që unë performoj me këtë përkrenare të Skënderbeut i cili ishte ndër të parët që ngriti flamurin dhe më pas e pasoi Ismail Qemali. Ne ia kemi borxh jo vetëm kaq, por shumë më shumë se sa kaq”, tha Brahaj.

Ai tha se “ndihem i lumtur dhe krenar që udhëheq paradën e sotme”.

I pyetur si i lindi ideja për t’u veshur si Skënderbeu, Brahaj theksoi se “ne jemi ftuar nga bashkia, por si ide ka çdo vit që në një mënyrë apo në një tjetër organizoj gjëra të tilla. Dua që njerëzit ta kujtojnë gjithmonë këtyre figurë si heroin tonë Gjergj Kastriot Skënderbeu. Ta kujtojmë jo vetëm ditën e festave, por çdo ditë të vitit”.

Lidhur me paradën Brahja u shpreh se “parakalimi me bashkë me shqiptarët e Amerikës është një eveniment që ndër vite kemi dashur ta kemi”.

Sa i përket veshjes Brahja tha se ” është një veshje që e kam përshtatur vetë”.

 

Fraksion.com