AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Gëzuar përvjetorin e 111 të Flamurit të Pavarësisë

Shqipëria feston sot Ditën e Flamurit, 111- vjetorin e Pavarësisë.

Kryeministri Edi Rama uroi sot sot të gjithë shqiptarët për festën e Pavarësisë, me foton e një vajze të vogël të veshur me veshje popullore, që mban në duar flamurin kombëtar.

“Gëzuar përvjetorin e 111 të Flamurit të Pavarësisë”, shkruan Rama.

Shqipëria feston sot 28 Nëntorin, 108 vjet nga shpallja e Pavarësisë. 28 Nëntori njihet ndryshe edhe si Dita e Flamurit, një ditë e rëndësishme për shqiptarët në trevat shqiptare dhe anembanë botës.

Më 28 nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur.

Akti i Shpalljes së Pavarësisë përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar. Ai ishte fryt i përpjekjeve dhe i luftërave shekullore të shqiptarëve, për të mbrojtur tërësinë tokësore të atdheut dhe për të formuar shtetin e pavarur shqiptar.

 

Fraksion.com