“Jemi një”: Parada e Shqiptarëve, Diaspora në Tiranë
Parada e Shqiptarëve po mbahet këtë 28 Nëntor në Tiranë, me pjesëmarrjen e shqiptarëve të Diasporës.
Kanë ardhur nga kudo! Nga Tuzi, Gostivari, Vlora, Shkodra, New York, Plavë Guci e Presheva, Gjakova, Peja, Ulqini, Mitrovica e Jugut… ‘Jemi një!’
Në 111 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë 150 delegacione, mes tyre 50 arbëreshe po parakalojnë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Me kostume popullore tradicionale e valle, e flamurin shqiptarë në duar parakalojnë në bulevard për ti treguar botës kulturën tonë.
Të shumtë janë qytetarët të cilët nuk janë trembur nga shiu por kanë dalë për të shijuar këtë paradë tepër të bukur
Kjo paradë organizohet për herë të parë në Shqipëri dhe e para që hapi dyert për organizimin e saj ishte Tirana.
Parada organizohet nga “Albanian Roots” në bashkëpunim me bashkinë e kryeqytetit.
Presidenti i “Albanian Roots” Marko Kepi, i cili është edhe organizator i përvitshëm i paradës së shqiptarëve në Nju Jork tha se organizmi i Paradës së shqiptarëve në Tiranë është një ëndërr që tashmë u realizua.
Fraksion.com