Cilat janë shkaqet e dhimbjes së kokës nga vera e kuqe?
Një gotë verë e kuqe nuk mungon kurrë në tryezën e festës dimërore, por për disa njerëz mjaftojnë disa gllënjka nga kjo pije për të shkaktuar dhimbje koke, shkruan focus.it.
Cili “përbërës” i verës është përgjegjës për efektin e bezdisshëm?
Një studim nga Universiteti i Kalifornisë, Davis, u përpoq të rindërtonte hapat kimikë pas dhimbjeve të kokës së verës së kuqe, të cilat prekin edhe njerëzit që nuk kanë probleme kur pinë pije të tjera alkoolike.
Sipas punës së publikuar në Scientific Reports, ajo mund të shkaktohet nga një lloj flavanoli, një substancë që është pjesë e flavonoideve, komponime bimore të tretshme në ujë, të pranishme në shumë ushqime, duke përfshirë rrushin dhe për rrjedhojë në verë.
Tashmë do të keni dëgjuar për flavonoidet për efektin e tyre të dobishëm antioksidues: domethënë, ato kundërshtojnë formimin e radikalëve të oksigjenit (substanca kimike shumë reaktive) dhe kufizojnë dëmtimin e qelizave dhe indeve. Por kur njëra prej tyre – kuercetina – metabolizohet me alkool, mund të krijojë probleme.
“Kur hyn në qarkullimin e gjakut, trupi e shndërron atë në një formë tjetër të quajtur kuercetin-glukuronid. Në këtë formë, ai bllokon metabolizmin e alkoolit”, shpjegon Andrew Waterhouse, kimist në universitetin kalifornian dhe një nga autorët e studimit.
Tek disa njerëz, fenomeni mund të shkaktojë akumulimin e një toksine të quajtur acetaldehid, një irritues dhe inflamator, i cili në nivele të larta është përgjegjës për skuqjen e fytyrës, dhimbje koke dhe të përziera.
Fraksion.com