Arrestohet një tjetër punonjës i DRSHTRR në Elbasan, ndihmoi 37-vjeçarin të shiste makinat e marra me qira
Një punonjës tjetër i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor Elbasan është vënë në pranga nga policia, pasi në bashkëpunim me një punonjëse tjetër, ndihmuan një 37-vjeçar të shiste tre makina që kishte marrë me qira.
Të dy punonjësit e DRSHTRR 30-vjeçarja I.B dhe 25-vjeçari R. L ishin shpallur në kërkim, por në kuadër të operacionit “Fraud”, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tyre.
Nga hetimet dyshohet se dy punonjësit ka shpërdoru r detyrën, duke falsifikuar kontrata për pronësinë mbi 3 automjete të marra me qira, të cilat u shitën në kundërshtim me ligjin kundrejt vlerës 20 mijë euro, nga 37-vjeçari Th. B që u arrestua pardje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Fraksion.com