111 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, Rama dhe Kurti bashkë në Vlorë në ceremoninë e ngritjes së flamurit
Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga Albin Kurti, presidenti Bajram Begaj dhe kryetarja Lindita Nikolla morën pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit në Vlorë. Politika ka uruar këtë ditë të shënjuar për popullin shqiptar.
Ka nisur kështu ceremonia e ngritje së flamurit në Vlorë, me rastin e 111 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Kryeministri Edi Rama, Presidenti Bajram Begaj, Lindita Nikolla, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, së bashku me zyrtarë të tjerë ndodhen në Vlorë, teksa shihen duke vendosur kurora me lule pranë monumentit të pavarësisë në Sheshin e Flamurit.
Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur.
Fraksion.com