“Nuk është aq…”, deklarata me e fundit e Ermal Mamaqit për të nuk do i pëlqejë shumë Luiz Ejllit
Deklarata e fundit e Ermal Mamaqit nuk ka për t’i pëlqyer shumë Luiz Ejllit dhe as fansave të tij
I ftuar në “Më lër të flas”, Ermali u pyet lidhur me filmin “Në kuadër të dashurisë” dhe se si iu duk Luizi si aktor
“Ishte aktor i mirë. Mu duk aktor më i mirë se këngëtar!”- tha ai, duke nënkuptuar se Luizi nuk është dhe aq këngëtar i mirë.
Edhe më parë, Ermali nuk ka folur me shumë superlativa për Luizin. Disa muaj më parë ai deklaroi në një intervistë se persona të cilët hyjnë në BBV janë persona që nuk kanë asgjë për të humbur, duke shtuar se fama e tyre do të zbehet shumë shpejt.
“Është fenomeni i momentit dhe është e drejtë të jetë sepse është futur ALL In aty. Me sa kemi parë në 100 BB që kanë ikur, ka një afat shumë të shkurtër skandence pasi mbaron BB, pa paragjykuar duket se fama e tyre mbaron me spektaklin, megjithatë jehona vijon edhe ca kohë. Kue më thonë wow shiko sa i/e mirë, kam një pyetje: Ku ishin para BB, pse nuk kishin bërë hajër? Pse gjithë kjo epidemi, pse këto vlera të proklamuara dhe benefite. Është efekt i formatit, të cilin e fitojnë ata që nuk kanë asgjë për të humbur. Kush ka një listë të gjatë me gjëra për të bërë nuk gjen kohën të futet brenda. Të futem unë aty humb lekë për çdo ditë që jam aty. Është e mbivlerësuar e gjitha dhe do bjerë efekti shumë shpejt sepse do nisë një tjetër BB e do merremi me personazhe të tjerë”, ka deklaruar ai.
Fraksion.com