Life StyleTë fundit

Kiara Tito: Kënga për pritjen e ëmbël, një dhuratë për ata që besuan në dashurinë time dhe të Luizit

Moderatorja Kiara Tito gjatë “Dancing With The Stars Fan Club”, ka falenderuar në emër të saj dhe të Luizit të gjithë njerëzit që e kanë uruar për pritjen e ëmbël.

Ajo shprehet se është tepër e emocionuar dhe e lumtur që e kanë ndarë këtë moment bashkë me publikun, përmes muzikës. Kiara tregon se kjo është një dhuratë për të gjithë ata që besojnë në dashurinë e saj dhe të Luizit.

“Më lejoni të shfrytëzoj këtë moment për të bërë një falënderim për të gjithë ju që na keni uruar për pritjen e ëmbël në emrin tim dhe të Luizit gjithashtu. Ndihem e emocionuar dhe njëkohësisht shumë e lumtur që ndajmë bashkë këtë moment bashkë. Ndjej gjithashtu një lloj përgjegjësie për të gjitha pyetjet që më janë bërë gjatë gjithë kësaj kohe dhe nuk kam mundur t’i kthej një përgjigje, për shkak se shtatzënia është një rrugëtim i gjatë në vetvete dhe sigurisht fillimet janë të vështira. Por e menduam ta sillnim në një mënyrë tjetër për të gjithë ata që besuan tek ne, tek dashuria jonë, përmes një dhurate shumë të bukur siç është muzika, ju falënderoj shumë”, u shpreh Kiara Tito.

Fraksion.com